Xhamia

Pranë xhamisë ti kur kalon
ajo ty të shikon me zë të lartë ajo të fton,
por ti aspak nuk e dëgjon.

Mos të tubohemi atje ku tubohen
shokët e shejtanit, ku pihet alkooli
e ta zë frymën tymi i duhanit.

Mos të ulemi atje ku shejtani ta mbush gotën
e ti e pi, të harrosh nënë e babë,
grua e fëmijë.

Neve na thërret xhamia, aty është qetësia,
aty është pastërtia, xhamia na thërret e na thotë:
ah këto varreza që i kam rreth e rrotull
këtu i keni nënë e babë, këtu i keni vëlla e motër.

Këtu i keni varrosur e i keni lënë,
një ditë të gjithë këtu keni me qenë
këtu patjetër të gjithë do të jeni,
ah mjerë për ju që ndërmend nuk e keni.

A mund të thotë dikush se jo unë kurrë nuk vdes,
jo, sepse nuk e kemi as më të voglën shpresë,
një ditë të gjithë do të vdesim
deri në ditën e gjykimit në varreza do të mbesim.

Në varr askush nuk do ta dijë
se si do ta kemi hallin,
në ditën e gjykimit duke u ngutur
para Zotit do të dalim.

Si do të dalim para Zotit nuk e di,
o Zot, të lutemi ditën e gjykimit
fytyrat tona mos na i nxi.

Autore: Besa Alili

Marr nga El-hikmeh