Abdullah ibn Mubareku dhe djaloshi

Falenderimi i takon Allahut paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen, shokët dhe gjithë pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.

Muhamed ibnu Isa ka thënë: Abdullah ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) kur shkonte në Tarsus ndaleshte në Rika, vend ku dhe pushontë në atë kohë. Në atë shtëpi ku ai pushonte çdo herë vintë një i ri i atij vendi, debatonte dhe polemizonte me ibn Mubarekun (Allahu e mëshiroftë) i mirte hadithet e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) nga ai dhe më pas shkonte. Njëherë erdhi ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) në Rika porse ai djaloshi nuk erdhi ta vizitoj, atëherë ai u bë gati shpejt se ishte nisur për në luftë.

Kur erdhi nag lufta përsëri u ndal në Rika për të pushuar porse përsëri djaloshi nuk u paraqit e si pasojë pyeti për të. i thanë se është në burg nga shkaku i një borxhi të cilin e ka. Atëherë Abdullah ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) tha: Sa është vlera e borxhit të atij djaloshit? – i thanë: Dhjetë mijë dirhem – Atëherë ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) nuk u qetësua deri sa ta kuptonte kush ishte njeriu të cilit djaloshi i kishte borxh. Kur i treguan në mbremjë se kush ishte personi ai shkoi në shtëpinë e tij dhe ia pagoi borxhin prej dhjetë mijë dirhem duke i kërkuar që të betohet se nuk do të tregoj se kush e ka paguar borxhin derisa të jetë ai gjallë. Të nesërmen djaloshi u lirua nga burgu. Natën e asaj dite ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) u bë gati dhe u nis në rrugë ,kur e panë njerëzit djaloshin se ka dalë nga burgu e lajmëruan se Abdullah ibn Mubareku ka qenë këtu dhe të ka kërkuar. Atëherë djaloshi më shpejtësi doli ta kërkoj ibn Mubarekun (Allahu e mëshiroftë) dhe e zuri në dalje të qytetit. Kur e pa ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) djaloshin u befasua dhe i tha:

Ku ishte o djalosh nuk erdhe të më vizitoje këtë herë! – ia ktheu djaloshi duke i thënë:

Isha në burg për shkak një borxhi që kisha. – atëherë e pyeti djaloshin:

Po si aritë të dalësh nga burgu? – i tha djaloshi: Kishte ardhur një njeri që unë nuk e njoh dhe ma kishte paguar borxhin e kështu më liruan. – i tha atëherë ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë): Falenderoje o djalosh Allahun për këtë mirësi, dhe shkoi. Nuk e njohtoi ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) djaloshin se ai ia ka paguar borxhin, e kuptoi këtë djaloshi vetëm se pas vdekjes së ibn Mubarekut (Allahu e mëshiroftë).[1]

Përktheu: Nexhat Ceka

Marr nga Fjala e Bukur