Turpi buron nga dhjetë shkaqe

Ibën Kajimi ka thënë: Turpi buron nga dhjetë shkaqe

1. Turpi si shkak i krimit: prej këtij është edhe turpi i Ademit, kur filloi të ikte duke vrapuar në Xhenet. Allahu i tha: A po ikën të shpëtosh nga Unë o Adem? Jo o Zot porse po iki nga turpi që kam për Ty. Xhamiul hadith Sujuti (daif)

2. Turpi si shkak i mangësisë: Si turpi i melaikeve të cilët e lartësojnë Allahun ditën dhe natën pandërprerë, e kur të vinë në ditën e gjykimit do të thonë: “Subhanallah (I lartësuar je o Allah), nuk të kemi adhuruar ashtu siç duhet.” Mustedrek Hakim

3. Turpi si shkak i madhërimit: Ky është një turp që buron si shkak i njohjes. Sa më shumë ta njohë robi Zotin e tij, aq më të madh do ta ketë turpin nga Ai.

4. Turpi si shkak i madhërimit: Si turpi i profetit prej atyre të cilët i ftoi në gostinë e Zejnebes dhe qëndruan gjatë tek ai. Ai u çua dhe doli sepse i erdhi turp tu thoshte atyre që të shkonin. Buhari dhe Muslimi

5. Turpi si sjkak i respektit (ndrojtjes): Sikurse turpi i Aliut të cilit i dilte medhiu dhe i vinte turp të pyeste profetin, për shkak se ishte dhëndër i tij. Buhari

6. Turp si shkak i poshtërimit dhe përçmimit: Si turpi që buron nga robi kur ai i kërkon nevojat e tij Allahut dhe e din fort mirë gjendjen e vetes së tij.

7. Turpi si shkak i dashurisë: Ky është është turpi që buron ndaj atij që e do, saqë edhe nëse e mendon atë në veten tënde, turpi do ta ngacmojë zemrën e tij.

8. Turpi si shkak i adhurimit: Ky turp është i përzier njëkohësisht me frikë dhe dashuri, duke dëshmuar mos përsosmërinë e adhurimit të Tij dhe se nderimi dhe madhërimi i Tij duhet të jetë më i madh se kaq. Kështu kjo gjendje shkakton ke njeriu turp prej Tij.

9. Turp si shkak i nderimit dhe krenarisë: Personi i madh dhe i lartë, turpërohet sa herë që vepron diçka e cila është nën vlerat e personalitetit të tij.

10. Turpi që njeriu ka ndaj vetes së tij, dhe ky turp buron nga njerëzit e lartë.
(Medarixhu Salikin vll 2 fq 605-608)

Marrë nga Radio Deshmia