Frytet e sinqeritetit

Me Emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit Mëshiruesit.

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e humb dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

”O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me ashtu sic e meriton Allahu dhe mos vdisni, vetem se duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vetje dhe nga ajo krijoi palën,bashkshorten e tij , e prej atyre linden rrodhen shumë burra e gra. Frikesojuni All-llahunme emrin e te Cilit përbetoheni, ruajeni lidhjetfarefisnore, All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

”O qe keni besuarkeni frikë All-llahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush I bindet respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka fituar fitimin emadh.” (El-Ahzab:70:71)

E ne vijim: Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është humbje, e çdo humbje çon në zjarrë…

Puna e mirë nuk pranohet vetëm se me sinqeritet, kurse pa sinqeritet është e refuzuar qoftë ajo edhe prej veprave më e mëdha. Pra sinqeriteti me dëshirën e Allahut është pengesë i vesveseve të shejtanit mbi njeriun.

Allahu tregon për Iblisin se ka thënë: ”Pasha Madhërinë tënde kam për ti shmangur nga rruga e drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu[1]. i sinqerti është i ruajtur nga ana e Allahut prej mëkateve dhe të këqijave, Allahu thotë për Jusufin-paqa e Allahut qoftë mbi të: ”Dhe kështu e larguam nga ai të keqen dhe të ndytën, vërtet ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë[2].

Me sinqeritet arihen shkallë të larta dhe në rrugët e mirësisë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë: “Ti nuk bën ndonjë punë me të cilën kërkon fytyrën e Allahut vetëm se me të, të ngriten gradat dhe shkallët[3].

Në sinqeritet është qetësia e zemrës dhe shijimi i lumturisë, qetësia dhe rehatia nga të qenit i poshtëruar nga krijesat.

Fudajl ibn Ijadi thotë: “Kush i njeh se kush janë njerëzi qetësohet”. – Pra kur e kupton besimtari se ato nuk mund të sjellin as dëm e as dobi, vetëm se me lejen e Allahut ai qetësohet, rehatohet nga krijesat.

Si të bëhemi të sinqertë për Allahun në gjitha punët e mira?

Shejtani mundohet tia prish njeriut veprat e mira dhe njeriu është në luftë të vazhdueshme me të, pra me iblisin derisa të takoj Zotin e tij me besim në Të dhe të jetë i sinqertë në gjitha punët e tij, ti bëj ata vetëm se për Allahun. Gjërat të cilat e ruajnë sinqeritetin janë:

1. Duaja

Udhëzimi ëshë në dorë të Allahut kurse zemrat e krijesave janë ndërmjet dy gishtërijve te gishtërive të Mëshiruesit, e Ai i rrotullon ato nga të dojë, prandaj kthehu tëk Ai i Cili e ka në dorë udhëzimin tënd dhe drejtohu nga Ai gjithmonë me sinqeritet.

Duaja më e shpeshtë e Omer ibn Hatabit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij ishte: “O Allah veprën time bëre çdoherë të jetë e mirë, bëre atë të jetë e sinqertë për fytyrën Tënde, e mos e bëj të jetë për dikë tjetër veç Teje”.

2. Fshehja e veprave

Çdo herë kur vepra bëhet fshehtas, në ato raste kur është legjitime të fshehurit e veprave, është më afër pranimit dhe sinqeritetit. Ndërsa njeriu i sinqertë dëshiron ti fsheh veprat e mira të tija ashtu siç dëshiron të mos zbulohen të këqijat e tij; Sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shtatë llojë njerëzish Allahu do ti strehon nën hijen e Tij atë ditë kur nuk ka hije tjetër përveç hijes së tij: Sundimtari i drejtëm, një i ri i cili e ka adhuruar Allahun prej në rini, një njeri i cili e ka zemrën e lidhur për xhamitë, dy vetë të cilët duhen për Allahun dhe ndahen për Allahun, një njeri të cilit i bën thirrje një grua e bukur dhe e mirë për të bërë amoralitet kurse ky i thotë: Unë kam frikë Allahun, një njeri i cili ka dhënë sadaka dhe e ka fshehur atë sa që dora e tij e majtë nuk e din se çfarë ka dhënë e djathta e tij dhe një njeri i cili e përmend Allahun në vetmi dhe i rrjedhin sytë lotë[4].

Bishr ibn Harithi ka thënë: “Mos bën vepra që të përmendesh, fshehe të mirën ashtu siç i fsheh të këqijat a tua”. Për këtë arsye vlerë më të madhe ka namazi i natës nafile, se sa ai i ditës, si dhe kërkimi i faljes prej Allahut në syfyr para sabahut, përballë kohrave tjera, sepse kjo ndodh në kohra të fshehura larg syrit të njeriut dhe kjo të bën të jesh më i sinqert me Allahun.

3. Shiko në veprat e njerëzve të mirë të cilët janë në grada më të larta se ti

Kur të bësh vepra të mira, mos e krahaso veten me njerëzit e mirë të kohës tënde, të cilët nuk bëjnë adhurim si ti, mirëpo shiko çdoherë të ndjekësh rrugën e profetëve dhe njerëzve të devotshëm, Allahu i Lartëmadhëruar thotë: “Ata janë ata të cilët Allahu i ka udhëzuar, prandaj ndiqe udhëzimin e tyre[5]. Po ashtu lexo jetën e njerëzve të mirë e të devtoshëm nga dijetarët, adhuruesit, asketët, të diturit sepse kjo është më frytdhënëse për të na e shtuar besimin në zemrën tonë.

4. Mos vetëpëlqimi me veprat tua

Rreziku i njeriut është kur kënaqet me veten e tij, prandaj kush shikon në veten e tij në sy vetëpëlqimi në vetvete, kjo e shkatëron njeriun, ndërsa ai i cili habitet me veprat e tij ky është shumë pak i sinqertë apo e ka prishur veprën e tij të mirë.

Seid Ibn Xhubejri ka thënë: “Një njeri ka hyrë në xhenet sepse ka bërë një mëkat ndërsa një tjetër ka hyrë në xhehenem sepse ka bërë një vepër të mirë”. – Të pranishmit i thanë: Po si ka mundësi kjo të ndodh? – Tha: “Ky njëri që ka bërë mëkat çdoherë ka qenë në frikë se po e dënon Allahun, kështu që kur doli përpara Allahut, Allahu ia fali mëkatin shkaku i frikës të cilës e shoqëronte vazhdimisht dhe nuk e lentë të qetë, kurse ai që kishte vepruar mirë u mjaftua me veprën etij, madje i hyri vetja në qejf, pra e vetëpëlqente veten e tij me veprën e bërë, derisa e takoi Allahun me të e Allahu e futi në zjarrë”.

5. Frika nga mospranimi i veprës

Çdo të mirë të cilën e kryen ki frikë se a thua vallë të është pranuar!

Prandaj të parët tanë të mirë e lusnin Allahun me këtë dua: “O Allah kërkojmë prej Teje veprimin e punëve të mira dhe të na ruash ato”. – Prej ruajtjes së veprës është të mos mburesh me të e të lavdërohesh me të, mirëpo çdoherë të jesh me frikë nga mospranimi i asaj vepre, Allahu i Lartësuar thotë: ”Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort, e t’i bëni betimet tuaja dredhi (mashtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në ditën e gjykimit Ai gjithsesi do t’ua sqarojë atë gjë rreth të cilës kundërshtoheshit[6].

Gjithashtu transmeton imam Ahmedi dhe Tirmidhiu se Aisheja-Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: O i Dërguari i Allahut ajeti: “Ata të cilët japin nga ajo çfarë u është dhënë dhe zemrat e tyre i kanë të friksuara sepse tek Zoti i tyre do të kthenen[7]. A është për qëllim në këtë ajet për atë i cili vjedh, bën amoralitet, pin alkool dhe ka frikë Allahun e Lartëmadhëruar? – I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të tha: “Jo oj vajza e (Ebu Bekër) es-Sidikut mirëpo ka për qëllim ata të cilët falen, agjërojnë, japin sadaka, mirëpo përsëri kanë frikë a thua vallë u janë pranuar veprat e tyre“.

Ibn Kethiri-Allahu e mëshiroftë, në tefsirin e këtij ajeti: Ata të cilët japin nga ajo çfarë u është dhënë …” [8] thotë: “Ata jepnin diçka dhe kishin frikë se mos vallë nuk është pranuar nga ato, nga frika se mos ndoshta nuk e kanë dhënë ashtu siç duhet të jepet”[9].

Prandaj sinqeriteti është i nevojshëm para veprës gjatë saj dhe pas saj.

6. Mos u ndiko nga ajo çfarë thonë të tjerët:

Besimtarë i suksesshëm është ai i cili nuk ndikohet nga lavdërimet që ja bëjnë të tjerët, përkundrazi lëvdatat e tyre ia shtojnë atij akoma më shumë modestinë dhe frikën ndaj Allahut, madje ky e din shumë mirë se lëvdatat janë sprovë për të dhe ai i lutet Allahut ta ruan nga kjo sprovë. Prandaj tek ky njeri lavdërimi i tij nga dikush apo dëmitimi i tij janë si pozita e banorëve te varezave, të cilët as nuk bëjnë dëm e as dobi, mirëpo mbështetja e këtij është tek Allahu.

Ibn Xheuzi ka thënë: “Ajo çfarë i ka ngritur disa njerëz tek Allahu është se nuk kanë shikuar se çfarë thonë njerëzit si dhe veprat e tyre kanë pasur qëllim të sinqertë në vepër ndaj Allahut dhe nuk kanë pasur qëllim të tregohen para te tjerëve”[10].

7. Ta ketë të qartë se njerëzit nuk e kanë në dorë xhenetin as xhehenemin:

Kur ta kupton robi se njerëzit të cilët i shoqëron ai se edhe ata do të ringjallen në ditën e llogarisë të friksuar, të zhveshur atëherë i jep të kupton atij se qëllimin e tij nuk e ka vendosur ku duhet, ngase këta njerëz nuk i bëjnë dobi në ditën e ringjalljes, mirëpo edhe ata, atë ditë do ti kenë të njejtat brenga. Kur ta kuptosh këtë gjë atëherë bëhesh i sinqertë në veprat tua, vetëm atij i Cili e ka në dorë xhenetin dhe xhehenemin.

Për këtë arsye besimtari është shumë i sigurtë se njerëzit nuk e kanë në dorë ta shtyn atë në xhenet. Po ashtu edhe ta nxjerin nga xhehenemi, në qoftë se kerkon të dal prej saj, jo kjo por edhe sikur të tubohen të gjithë njerëzit prej tek Ademi-paqa e Allahut qoftë mbi të, e deri tek njeriu i fundit, nuk kanë mundësi të të fusin në xhenet asnjëherë, prandaj pse i bën veprat për të të parë të tjerët, ndërsa ata nuk kanë në dorë asgjë?

Ibn Rexhepi ka thënë: “Ai i cili agjëron, falet, e përmend Allahun e me këtë synon të mirat e kësaj bote, le ta dinë njerëzit se ky njeri nuk posedon asnjë të mirë, pasi që kjo nuk i bën dobi atij ngase ky po bën mëkat e jo sevap”[11]. Që d.m.th. se këta poashtu nuk i bëjnë dobi askujt tjetër me këtë gjest.

Po ashtu ata të cilët ta bëjnë qejfin duke të lavdëruar, kur bën ndonjë vepër për të të parë ata, këta njerëz do të nënçmojnë ty, si dhe ti do të turpërohesh nga ata, madje pas një kohë edhe ne zemrat e tyre do të jesh i urryer. I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ai i cili don të duket, Allahu ia mundëson të duket[12]. E në qoftë se je i sinqertë me Allahun, ty të don Allahu dhe poashtu edhe krijesat e tij, Allahu i madhëruar ka thënë: “Ata të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira atyre i Gjithëmëshirshmi do ti bën të dashur (tek njerëzit)”[13].

8. Kujto se në varr do të jesh i vetmuar:

Shpirtrat përmirësohen kur e përkujtojnë përfundimin e tyre, prandaj kur njeriu e din se do të shtrihet në varr pa asnjë të dashur, se atij nuk i bën dobi diçka pos veprave të tij të mira, se gjithë njerëzia nuk kanë mundësi ti ndihmojnë atij nga dënimi i varrit, do të bindet se çdo gjë është në dorë të Allahut. Kjo i bën atij të kupton se shpëtimtari për të është: sinqeriteti në vepra vetëm për Krijuesin e tij të madhëruar.

Ibn Kajimi ka thënë: “Sinqeriteti është përgatitja për takimin me Allahun, madje kjo është edhe prej gjërave më të dobishme të robit për qëndrueshmërinë e tij në fe. Prandaj ai i cili përgatitet për ta takuar Allahun, zemra e tij ndahet nga dunjaja dhe të mirat e saj”[14].

Shkëputur nga Libri “Hapat drejt lumturisë”
Nga: Dr. Abdul-Muhsin el-Kasim
Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

[1] Sad:82-83.

[2] Jusuf 24.

[3] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[4] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[5] Enam: 90.

[6] Nahl: 92.

[7]Muminun:60.

[8]Muminun:60.

[9] Tefsir ibn Kethir: 3/248.

[10] Sajdul-hatir, fq. 251.

[11] Xhamiul-ulumi vel-hikem: 1/67.

[12]Transmeton Muslimi.

[13]Merjem:96.

[14]Tarikul hixhretejn fq. 297.

Marrë nga Fjala e Bukur