Mjerë këtë drogë të shkretë që e afruan
sa shumë të ri u shkatërruan,
sa shumë nëna u pikëlluan.
Ti moj nënë e mjera nënë
pihet droga anembanë,
të rrimë në rrugë mos me na lënë.
Ti moj nënë që rrit fëmijë
me shumë mund e me shumë mërzi,
shkatërroi droga shumë të rinj.
Ti moj nënë që rrit vajzë e djalë
përgatiti për kohën që ka ardh,
përgatiti e mbaji fort për dore
tregova pasojat e kësaj droge.
Nuk është koha që kaloi
na erdh droga e na shkatërroi,
sa shumë prindër i pikëlloi.
Në këtë kohë që jetojmë sot
me mjerime e me lot,
në këtë kohë që jetojmë ne,
pa moral e pa fe.
O Zot të lutemi largoje këtë drogë nga ne,
na jep din e na jep fe që të lumtur t’jetojmë ne.
Autore: Besa Alili
Marr nga El-hikmeh