Kujdes Nënës, Bija Ime

Me shumë mund ty të linda e të rrita
Por prej teje asnjë herë nuk u mërzita
Natë e ditë për ty mami bijë mendoj
Në asnjë rast fytyrën tënde se harroj.

Jetën ti ma bënë të lumtur bija ime
Më kënaq bijë ti mua, me ato shikime.
Kujdes mamit bijë, se po lëndohesh
Ke kujdes , bija ime se po ftohesh.
Bija ime ke kujdes mos u hidhëro
sepse mami ty oj bijë shumë të do.

Ruaje nderin e moralin në ketë jetë
Do të bëhesh vajzë dhe nënë e vërtetë.
Pjesë e imja më je ti e imja bijë
Ke kujdes për atë se çfarë do të vijë
Digjem flakë për ty bijë, kudo që shkoj

Të jesh në rrugë të Zotit bijë të deshiroj.
Kujdesohu për familjen dhe njerëzinë
Nëse don, bijë të kesh krenarinë
Kudo shkon e sillesh rrotull, ke kujdes
Do të kujtohen porositë pasi të vdes.

Autor: Bajram Ramadani

Marr nga Poezia Islame Blogspot